08,01,2026

Nxënësit me nisma për mjedisin, nisma që do të mbështeten nga Komuna

Must Read

Nën organizimin e organizatës “Ec ma Ndryshe” dje në Ferizaj u mbajt diskutimi me nxënës të shkollave fillore të Ferizajt, në kuadër të “Green Talks – Biseda të gjelbra”, qëllimi i të cilave është nxitja e debatit për mjedis mes nxënësve të shkollave dhe përfaqësuesve të institucioneve, duke i dhënë hapësirë të dyja palëve të njoftohen lidhur me idetë dhe angazhimet e njëri-tjetrit me fokus çështjet mjedisore.

Nga ana e Komunës së Ferizajt, mori pjesë drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani i cili në bashkëbisedim me shkollarët shpjegoi mbi nismat e ndryshme mjedisore në Komunën tonë si dhe mbështetjen e nismave të tilla nga ana e qeverisjes lokale. Ai shtoi se Komuna e Ferizajt ka bërë hapa të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit në bashkëveprim edhe me grupet ambientaliste.

Në anën tjetër, Flamur Sallahu nga Sektori i Rinisë në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, njoftoi mbi aktivitetet e të rinjve në dobi të mjedisit, nisma që kanë pasur dhe do ta kenë mbështetjen e Komunës së Ferizajt, gjegjësisht sektorit të rinisë si institucion përgjegjës për organizimet në fushën e të rinjve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rufki Suma falënderon votuesit e Ferizajt për mbështetjen në zgjedhjet nacionale

Deputeti Rufki Suma, nga Hani i Elezit, ka shprehur falënderimet e tij të sinqerta për qytetarët e Ferizaj me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img