Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar së zbatuari planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2021”,lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportit ilegal të drunjtëve .
Në kuadër të këtij aksioni, policia mbrëmë në fshatin Pleshinë e Epërme të Ferizajt, ka hasur në dy persona të dyshuar, me dy traktor të ngarkuar me drunjtë.
Të njëjtit, policia i ka shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të PTH-Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë .
Policia, vetëm nga data 26 prill – 18 maj 2021, ka realizuar këto aktivitete në rajonin e Ferizajt.
• Pika kontrolli – 363
• Persona të legjitimuar – 193
• Mjete të kontrolluara të transportit të drunjtëve – 76
• Raste penale të iniciuara -5
• Persona të arrestuar -3
• Mjete të sekuestruara për transportin e drunjtëve – 6
dhe ka konfiskuar sasi të konsiderueshme e drunjtëve.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve dhe transportit ilegal të drunjtëve.