15,12,2025

Ferizaj: Plani i vaksinimit kundër COVID-19 në QKMF po vazhdon edhe sot

Must Read

Plani i vaksinimit kundër COVID-19 në QKMF po vazhdon edhe sot, sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit dhe duke i respektuar masat anti-covid.

Vetëm sot nga ora 08:00 deri në ora 11:30 janë vaksinuar 297 persona, ndërsa dje gjatë tërë ditës dhe sot janë vaksinuar gjithsejtë 800 persona.

Në mesin e të vaksinuarve gjatë këtyre dy ditëve janë edhe 100 punëtorë shëndetësorë.

Numri i përgjithshëm i vaksinave me të cilat është furnizuar QKMF në Ferizaj nga data 12 maj është gjithsejtë 1030.

Aktualisht janë duke u vaksinuar qytetarët e grup-moshave mbi 65 vjeç, thujet në njoftimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img