28,11,2024

Vjedhje e rëndë në Ferizaj, dënohet recidivisti me tri vjet burgim dhe 1.000 euro gjobë

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit E.Xh, shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për shkak të veprës penale “vjedhje e rëndë”.

Gjyqtari individual i Divizionit Penal – Elmaz Zenuni, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, të pandehurin i njohur si recidivistë për vepra të njëjta penale e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre vjet dhe 1,000 euro gjobë.

I pandehuri akuzohet se 12.05.2018, në Ferizaj, i pandehuri me qëllim që vetës të i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme me përdorim të forcës me anë të kaçavidës e hap derën e shtëpisë dhe depërton brenda në katin e dytë, ku nën rroba të dhomës nga një orman merr 300 euro, para të gatshme dhe ari me vlerë prej 100 eurove.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img