28,04,2024

Kryesuesja e Asamlesë Komunale, Kristina Gashi-Bytyqi viziton shkollat profesionale në Ferizaj

Must Read

Gjatë ditës së sotme, në kuadër të “Dyerve të Hapura” kryesuesja e Asamblesë Komunale të Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi , së bashku me nxënës ka vizituar shkollën e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” dhe Shkollën e Mesme Teknike “Pjetër Bogdani”.

Gjatë kësaj vizite kryesuesja u njoftua për së afërmi me kushtet  që ofrojnë këto shkolla dhe profilet në të cilat përgatisin nxënësit.

Me këtë rast  Gashi-Bytyqi ka thënë se   Komuna e Ferizajt  është duke u angazhuar vazhdimisht  që ti mbështes shkollat profesionale me projekte të ndryshme.

“Sot me nxënësit e mi dhe drejtorin e shkollës “Astrit Bytyçi”, vizituam dy shkollat e mesme të larta profesionale të Komunës së Ferizajt, “Zenel Hajdini” dhe “Pjetër Bogdani” me qëllim që nxënësit të njoftohen nga afër me drejtimet profesionale në këto shkolla, të cilat i ofrojnë atyre qasjen më të lehtë në tregun e punës.

Komuna e Ferizajt është duke u angazhuar vazhdimisht që ti mbështes shkollat profesionale me subvencione dhe projekte të ndryshme, në mënyrë që të fuqizohen, sepse Ferizaj është Komunë e bizneseve dhe ka nevojë për profesionistë në këto fusha”  ka thënë Kristina Gashi-Bytyqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img