06,05,2024

Policia e inspektorët në aksion në zonën e Ferizajt, mbyllet një lokal -shqiptohen dhjetëra gjoba

Must Read

Në zbatim të Vendimit të Qeverisë Nr.01/07 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid-19, mbrëmë ekipe të përbashkëta të policisë dhe inspektorëve të AUV-ut, nga ora 18:30 kanë realizuar kontroll në komunën e Ferizajt dhe të Kaçanikut.

“Në kuadër të këtij aksioni, janë kontrolluar 70 lokale, ku inspektorët e AUV-ut kanë shqiptuar 33 gjoba dhe kanë mbyllur një lokal, ndërsa janë shqiptuar nga policia edhe 49 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat Covid-19, (mosbajtje të maskës, mosmbajtje të distancës dhe mosrespektim të orarit të lëvizjes.)

Aksioni i përbashkët i policisë dhe inspektorëve ka vazhduar deri në ora 01:30 të datës 25.04.2021.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të masave sipas vendimit të Qeverisës së Rrepublikës së Kosovës dhe Ligjit 07/L-006 për Parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid-19”, thuhet në njoftimin e policisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img