Koronavirusi nuk po kursen as mësimdhënësit e as nxënësit. Të dhënat nga tereni tregojnë përmasa shqetësuese të shtrirjes së këtij virusi nëpër shkolla.
Në Kosovë në vazhdimësi është numër i lartë i viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi. Të prekur nga ky virus janë edhe punonjës të arsimit si dhe nxënësit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit në periudhë tre javore deri më 23 prill një mësimdhënës në Ferizaj humbi jetën ndërsa u infektuan 340 mësimdhënës dhe 331 nxënës.
Më së shumti mësimdhënës të infektuar kishte në Prishtinë (103) pastaj në Ferizaj (30) dhe Mitrovicë (26).
Ndërsa nxënës të infektuar më së shumti kishte në Prishtinë (164) pastaj në Mitrovicë (38) dhe në Gjilan (24).
Këto të dhëna i shohin si shqetësuese në SBASHK.