25,11,2024

Agjencia TIKA shpërndan 130 pako ushqimore dhe 70 pako higjienike për familjet në nevojë

Must Read

Solidariteti i bizneseve, invididëve vullnetmirë, organizatave të ndryshme vendore e ndërkombëtare ka qenë gjatë gjithë pandemisë mbresëlënës dhe për t’u çmuar lartë. I tillë është edhe bashkëpunimi me Agjencinë Shtetërore Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim “TIKA” që së fundi ka vendosur të ndihmoj familjet në nevojë në Kosovë me 600 pako ushqimore në gjithë vendin, gjersa në Ferizaj janë planifikuar të ndahen 130 ushqimore dhe 70 higjienike.

Për të pranuar këtë donacion dhe për të bërë shpërndarjen e pakove ushqimore sot në Ferizaj doli Nënkryetari i Komunës, Arton Gavazi dhe drejtorja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Abetare Kurti Maliqi, ku pritën koordinatorin e TIKA-së për Kosovë, Cihan Dinçer dhe zyrtarë të tjerë të TIKA-s.

Në fjalën e tyre, nënkryetari Gavazi dhe drejtorja Kurti Maliqi falënderuan Agjencinë TIKA për solidaritetin, vullnetin që të ndihmojnë familjet në nevojë në Ferizaj, veçanërisht në dy rrethana aktuale e që është Muaji i Shenjtë i Ramazanit dhe pandemia COVID-19.

Koordinatori i TIKA-së për Kosovë, Cihan Dinçer tha se kjo mbështetje po realizohet në gjithë Kosovën, e ndër to është edhe Komuna e Ferizajt ku është planifikuar shpërndarja e këtyre pakove ushqimore e higjienike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img