Gjtë ditës së sotme në Ferizaj, në sheshin në mes t ëish Gjykatës Themelore dhe ndërtesës së KED-it është përuruaruar obelisku për të pagjeturit të Komunës së Ferizajt.
Ishte kjo edhe një kërkesë e Këshillit koordinues për të pagjeturit dhe familjeve të tyre që të kishin një vend së paku ku të vendosnin lule dhe të përkujtonin të dashurit e tyre të cilët ende nuk u gjetën edhe pas më shumë së 20 vite nga përfunimi I luftës.
“Të pagjeturit janë plaga jonë e lirisë. Lufta për çlirim e sot liria, kanë vulën e sakrificës së Dëshmorëve të Kombit, martirëve të rënë për lirinë, të pagjeturve, në kujtim dhe nderim të të cilëve, sot në Ditën e të Pagjeturve të Komunës së Ferizajt, përuruam obeliskun në qendër të qytetit, shpalosjen e së cilës e bëmë bashkë me familjarët e të pagjeturve, kryetarin e Këshillit Koordinues për të Pagjeturit, Ahmet Grajqevci, deputetin Elmi Reçica dhe kryetarin e Shoqatës të të Pagjeturve në Ferizaj “Yjet e Zemrës”, Sali Muhaxheri.Një vend ku të vendosim lule e përkulemi në nderim të të pagjeturve, u ngrit sot në Ferizaj! Lavdi e përjetshme e qoftë i paharrueshëm kujtimi i tyre!” ka thënë Agim Aliu.
Në këtë akt të përurimit të këtij obelisk ishte edhe ish eprori I lartë i UÇK-së dhe deputeti , Elmi Reçica.
“Të pagjeturit janë plagë e hapur e shoqërisë tonë. Liria ka emër! Emrin e të gjithë të pagjeturve për të cilët e kemi obligim të angazhohemi në zbardhjen e fatit të tyre” ka thënë Reçica.