20,12,2024

Ferizaj: Tre vjet e katër muaj burgim për vjedhje

Must Read

Ferizaj, 2 prill 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit K.P.. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për shkak ë veprës penale vjedhje nga neni 316 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari individual i Divizionit Penal – Shabi Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurin K.P.. për veprën penale si në aktakuzë e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vjet e katër (4) muaj.

I pandehuri K.P. akuzohet se më 04.12.2020, në Ferizaj, në një ndërtesë kolektive, në vendbanimin e të dëmtuarit I.L, pasi kishte shkuar për të vjedhur duke kontrolluar para hyrjes nën tepi e kishte gjetur çelësin e banesës, hynë brenda dhe atë dy herë në një periudhë kohore të shkurt, ku nga aty kishte përvetësuar njëmijë (1,000) euro para të gatshme, një (1) tablet i markës Samsung, me ngjyrë të bardhë, si dhe një pllakë të metaltë në formë të rrumbullaket në vlerë prej pesë (5) euro, kur i pandehuri kishte hyrë në herën e dytë është zënë në befasi në kryerjen e aktit të vjedhjes nga i dëmtuari dhe me qellim që pasurin e vjedhur ta mbajë, e përdor forcën në atë mënyrë që e sulmon duke e goditur të dëmtuarin me dorë, ku nga kjo goditje i dëmtuari ishte shtyrë me shpinë për muri, dhe në atë moment i pandehuri ka arritur që të largohet nga aty, kurse i dëmtuari vazhdon duke vrapuar pas tij dhe në rrugë jashtë ndërtesës arrin që të njëjtin të ndaloj dhe dorëzoi në polici me ndihmën e vëllait të tij Sh.L. dhe axhën e të pandehurit,-.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img