07,05,2024

Incident zjarri në një restorant në Ferizaj

Must Read

Një incident zjarri ka ndodhur sonte në një restorant në Ferizaj.Nga ky rast nuk ka ndonjë person të lënduar.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas Veselit, ora elektrike në restorant ka marrë flakë dhe se zjarri më pas është lokalizuar.“Rreth orës 19:15, ka qenë një incident zjarri në rrugën e Reçakut në Ferizaj, në një restorant, ora elektrike ka marrë flakë. Policia ka reaguar menjëherë, zjarrfikësit e kanë fikur zjarrin edhe KEDS-i e ka ndërprerë rrymën. Nuk ka të lënduar dhe nuk ka pasur nevojë as për panik. Zjarri është lokalizuar shumë shpejt”, tha Veseli

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img