16,11,2024

Ferizaj: Me 8 Mars bëhet hapja e ekspozitës “364 ditë t’vyshkuna”

Must Read

Sot në sheshin e Ferizajt është bërë hapja e ekspozitës “364 ditë t’vyshkuna” nga aktivistë të shoqërisë civile.

Përmes kësaj ekspozite e cila prezantohet nga tetë (8) fotografi me tetë (8) karaktere të ndryshme, ka për qëllim të përcjellë mesazh ndërgjegjësues tek shoqëria jonë që të ndalojnë çdo formë të dhunës psiqike dhe fizike ndaj grave. Përkundrazi të mbështeten në arritjet e tyre në arsim, punësim dhe mirëqenie. Gjithashtu, përmes kësaj ekspozite bëjmë thirrje që të angazhohen institucionet publike dhe të sigurojnë në respektin e të drejtave të barabarta të gruas në shoqëri.

Bardha Goga nga këshilli organizativ, tha se përmes kësaj ekspozite kërkojnë përmbysjen e roleve gjinore.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas kemi organizuar këtë ekspozitë me 8 fotografi artistike ku të gjitha kanë nga një mesazh duke përçuar shoqërinë patriarkale që  e ka zhvilimin në kohë më të vjetra e që vazhdojnë të jenë të shfaqura ende në shoqërinë tonë dhe për këtë arsye protestojmë përmes fotografisë sot që shoqëria të ndryshoj idenë patriarkale“, tha Goga.

Kurse,  Arbenita Topalli tha se është shqetësuese  rritja e numrit të rasteve të dhunës në familje, e po ashtu edhe numri shumë i ulët i grave për të kërkuar të drejtën e tyre për pronë.

“Padyshim që ndër vite është e shprehur në shoqërinë tonë dhuna në familje, e sidomos në periudhën e pandemisë, kjo periudhë ka ndikuar në gjendjen e tyre, por jo vetëm periudha e pandemisë, por dhuna në familje është sistematike dhe kjo është problematika më e madhe në shoqërinë tonë, madje që nuk po bëhet aq sa duhet në këtë rast, prandaj ne bëjmë thirrje që të merren seriozisht këto thirrje dhe të trajtojnë rastet e grave dhe mos të ndodhin edhe vrasjet siç ka ndodhur deri tani”, tha Topalli.

Fotografitë janë realizuar nga artistja: Bardha Goga Photographer.

Këshilli Organizativ i përbërë nga aktivistë të shoqërisë civile shpreh falenderim të veçantë për të gjithë aktorët të cilët kanë qenë pjesëmarrës në ekspozitë siç janë: Çun Lajçi, Meli Qena, Dardana Mehmeti, Mevlan Saraçi, Sherif Bega, Erza Dubova, Durim Ademaj

Projekti është realizuar me mbështetjen e Kuvendit Komunal të Ferizajt, Deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës znj.Adelina Grainca dhe sipërmarrëses zonja Linda Mehmeti.

Ekspozita do të jetë e hapur tre(3) ditë radhazi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img