30,04,2024

Me homazhe nderohen dëshmorët ferizajas në 23 vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Must Read

Qytetarë ferizajas, veteran të  Luftës së UÇK-së, familjarë të Dëshmorëve e struktura udhëheqëse të Ferizajt, mëngjesin e sotëm kanë bërë homazhe  dhe kanë vënë kurora  me lule në kompleksin e varrezave të Dëshmorëve  në Ferizaj, për të nderuar veprën dhe sak rificën  e tyre në 23 vjetorin e  Epopesë së Luftës së UÇK-së që shënohet me 5,6 dhe 7 Mars.

I pari i Ferizajt Agim Aliu  tha se  “5, 6 dhe 7 Marsi janë historia e Kosovës, ditët kur fati ynë, me sakr ificën sublime të Jasharajve, u përcaktua. Sot, në Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nderojmë Dëshmorët e Kombit, gja kun e derdhur për liri e fli jimin e pashembullt për atdhe.

Luan Jahiri nga Organizata  e Veteranëve  të Luftës së UÇK-së  në Ferizaj  tha se 23 vite më parë  familja Jashari bëri sakr ificën më sublime në historinë  tonë më të re, prandaj meriton përkujtimin  dhe nderimin e përjetshëm.

Edhe ish i burgosuri politik dhe veterani i Luftës së UÇK-së, Ylber Topalli, në këtë përvjetor  tha se kjo ngjarje historike  ka bërë kthesë të rëndësishme  dhe u bë frymëzim për përpjekjet  e mëtutjeshme për liri, prandaj mbetet  pikënisja e shtetësisë   së Kosovës.

3 vite më parë  Kosova përjetoi 3 ditë të rënda pas luftës frontale të cilën e zhvilloi  familja Jashari  me policinë dhe ushtrinë serbe në Prekaz të  Drenicës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img