16,01,2025

MF-ja njofton se ekzekutimi i pjesës së dytë të shtesës për punonjësit e arsimit bëhet në maj

Must Read

Ministria e Financave ka njoftuar se është përfunduar me sukses ekzekutimi i pagesave shtesë në shumë prej 100 euro për punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar të Kosovës.

“Mjetet e paguara për këtë qëllim janë ndarë nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike, i aprovuar më 14 janar 2021, konkretisht nga masa 2 – për mbështetjen e sektorit të arsimit për të mundësuar mbarëvajtjen e mësimit gjatë vitit shkollor 2020/21”, thuhet nga MF-ja.

Ekzekutimi i pjesës së dytë të shtesës prej 100 euro është planifikuar të realizohet në muajin maj të këtij viti nga i njëjti burim, siç ka thënë MF.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U sulmua fizikisht, Policia trajton rastin “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” në Ferizaj

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast në Ferizaj të keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Rasti ka ndodhur në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img