22,12,2025

Ferizaj nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës në vlerë prej 3.5 milion

Must Read

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu gjatë ditës së sotme ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi për asfaltimin e rrugës Talinoc i Muhaxherëve-Rahovicë, projekt që kap vlerën buxhetore të 3.5 milion eurove.

Me këtë rast kryetari Aliu ka falënderuar për mbështetje edhe dy  zëvendësministrat, Muharrem Svarqa dhe Xhavit Zariqi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Aliu përmes rrjetit social.

“Një tjetër projekt madhor për Ferizajn e ferizajasit, nisi sot, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit dhe Financimit për asfaltimin e rrugës Talinoc i Muhaxherëve- Rahovicë, shteg rrugor ky me gjatësi 6 kilometër, me shteg për çiklistët e trotuare që kap vlerën buxhetore të 3.5 milionë eurove.

Bashkë me Ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi si dhe me mbështetjen e zëvendësministrave Zariqi dhe Svarqa, ishim sot me drejtorin e Infrastrukturës dhe Urbanizmit e Mjedisit, ku nënshkruam memorandumin për këtë projekt që mbi të gjitha do t’i jap ritëm të ri zhvillimi gjithë zonës ku do të investohet, lehtësi e përparësi, banorëve dhe bizneseve.

Urime Ferizaj, në nisje të këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor!” ka shkruar Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img