17,05,2024

Gëzim Kokollari: Salihaj është njeriu më meritor për përçarjen dhe eliminimin e figurave të reja ne LDK

Must Read

Njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj Adem Salihaj, rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e mbajtura të dielën i quajti shkatërrim për LDK-në. Për këtë Salihaj fajësoi Isa Mustafën, dorëheqjen e të cilit thotë se e ka kërkuar që sa kohë.

Por  ndaj Salihut ka reaguar anëtari i kryesisë së  degës së LDK-së në Ferizaj, dhe asamblist në Asamblenë Komunale nga LDK, Gëzim Kokollari;

Kokollari  ka shkruar se edhe Adem Salihu  ka luajtur të njëjtin rol në degën e LDK-së në Ferizaj dhe se është njëri nga më meritorët në përçarjen  dhe eliminimin e figurave  të reja në LDK  në degën e Ferizajt.

“Flet për reformimin e degës se LDK-së në Ferizaj, humbësi serik i zgjedhjeve, njeriu më meritor për përçarjen dhe eliminimin e figurave të reja ne LDK. LDK-së i duhet reformë e thellë dhe jo riciklime të figurave të konsumuara” ka shkruar  Gëzim  Kokollari..

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img