19,12,2024

Ferizaj nis aktivitetet për shënimin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Must Read

Edhe sivjet për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Drejtoria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit organizoi turnirin tradicional në volejboll me femrat që punojnë në institucionet publike.

Në aktivitetin sportiv ku morën pjesë vetëm 4 ekipe, vendin e parë edhe këtë vit e zuri ekipi i Policisë së Kosovës, vendin e dytë Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, ndërsa  në vendin e tretë dhe të katërt u renditën ekipi i Spitalit Rajonal të Ferizajt  dhe ai i komunës.

“Policia çdo herë merr pjesë dhe është kënaqësi të jemi këtu, lojën e parë e fituam, ndërsa tani po pretendojmë të fitojmë prapë, por me rëndësi është pjesëmarrja dhe takimi me femrat e institucioneve të tjera“, tha Suzana Krasniqi nga ekipi i Policisë.

“Është hera e dytë që po marrim pjesë, edhe pse është koha pak ftohtë por është kënaqësi e madhe të marrim pjesë pasi është një aktivitet ndryshe nga puna që  e bëjmë”, tha Rita Runjeva nga ekipi i QKMF- së në Kaçanik.

Drejtoresha e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit Xhemile Murati-Shabani,  tha se pavarësisht situatës me pandeminë nuk kanë dashur që ky aktivitet të mungoj as sivjet. Ajo njoftoi se kanë organizuar edhe turneun dedikuar diasporës.

“Mënyra e organizimit në rrethana pandemie nuk ka qenë e lehtë të realizohet, por kemi vendosur që ta realizojmë këtë aktivitet në mënyrë që mos ta humbim traditën, po ashtu kemi filluar ta mbajmë edhe aktivitetin e diasporës si shenjë respekti edhe për diasporën, por edhe për punonjësit tanë këtu si policinë e mjekët”, tha Xhemile Murati-Shabani.

Në këtë aktivitet tradicional në Ferizaj mori pjesë edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani, i cili tha se një aktivitet i tillë do të duhej të organizohej në të gjitha komunat.

“Është kënaqësi të jesh në një turne të tillë pasi ka rëndësi të jashtëzakonshme aktivizimi i femrave të moshës së dytë. Komuna është duke bërë një punë të mirë dhe erdha që t’i përgëzoj për këtë aktivitet, po ashtu edhe të shfrytëzoj momentin që t’i ftoj të gjitha komunat të bëjnë një gjë të tillë“, tha Hasani.

Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës gjatë ditës së sotme janë mbajtur edhe aktivitete letrare, ekspozitë kolektive, ndërsa aktivitete janë paraparë që të mbahen edhe nesër më 17 shkurt, transmeton Televizini Tema

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img