19,12,2024

Labi për ish-kreret e UÇK’së: Nga 2000€ për fondet e çlirimtarëve

Must Read

Ish deputeti dhe këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka ndarë nga 2000 euro për secilin krerë të UÇK’se në gjykimin e Hagës.

Nga 2 mijë euro do të deponohen të hënën në fondin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit, ka bërë të ditur Labi.

Labi thekson së duhet të kontribuohet për vlerat e luftës.

“Se a dalin të pa fajshëm për luftën e Kosovës, duhet te dalin, por a dënohen apo jo nuk e di, neve na duhet të kontribuojmë për vlerat e LUFTËS”, ja shkruar ndër të tjera Labi.

Postimi i plotë:

“NGA 2000€ për fondet e çlirimtarëve!

Vazhdojmë…!

Tê dashur qytetarê, zgjedhjet janê kryer dhe tani duhet ti kthehemi realitetit që ka të beje me njerëzit që kontribuan me rininë e tyre për Kosovën e ÇLIRUAR.

Se a dalin të pa fajshëm për luften e Kosovës, duhet te dalin, por a denohen apo jo nuk e di , neve na duhet të kontribojmë për vlerat e LUFTËS.

Ne ditën e hëne, do ti deponojmë në fondin e tyre nga 2000€

Pra pêr komandanin e luftës, z. Hashim Thaqin me shokët:

Jakup Krasniqi

Rexhep Selimi

Kadri Veseli

Nasim Haradinaj

Dhe z. Gucatin

Atje, nuk i ka qu shqiptari, por SERBIA ME SHKINII…!

Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë,”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img