24,10,2025

Armë e thika, konfiskohen në shtëpinë e ferizajasit që kërcënoi me armë gruan dhe fëmijët e tij

Must Read

Është arrestuar një person në Dubravë të Ferizajt, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe pesë fëmijëve të tij. Madje i njëjti kishte kërcënuar ata me ar më duke i kërkuar që të largohen nga shtëpia.

Kështu ka raportuar rastin në polici bashkëshortja e tij.

“Rreth orës 04:20 ,nga ana e viktimës (f/Kosovare),është raportuar rast i dhunës në familje ndaj saj dhe pesë fëmijëve të saj nga ana e bashkëshortit duke i kërcënuar me ar më dhe duke kërkuar që të largohen nga shtëpia”, njofton Policia e Kosovës për Rajonin e Ferizajt nëpërmjet një komunikate për media.

Pas kësaj, njësitet policore kanë bastisur shtëpinë e 46 vjeçarit ku kanë konfiskuar pesë revole, dy granata dore, një elektroshok dhe pesë thi ka.Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajte për 48 orë.

“Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit A.D. (m/Kosovar 46 vjeç) kanë gjetur dhe konfiskuar: Pesë re vole modele dhe kalibra të ndryshme. Dy granata dore, një elektroshok, pesë thi ka. Pas intervistimit dhe kompletimit të lëndës , me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img