10,05,2024

Agim Aliu: Gratë janë shtylla e shoqërisë dhe platformës për rimëkëmbjen

Must Read

Nën organizimin e Gruas Demokratike të Kosovës në Ferizaj, sonte u mbajt tubimi me gratë ku pjesëmarrës ishte Kryetari i Degës së PDK-së në Ferizaj, Agim Aliu bashkë me kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga PDK e Ferizajt, në shpalosje të vizionit për #Rimëkëmbjen e shtetit dhe shoqërisë.

“Gratë janë shtylla e shoqërisë dhe njëherit edhe të platformës për rimëkëmbjen, duke qenë vendimmarrëse në politikat shtetërore, andaj mbështetja për kandidatët për deputetë nga PDK e Ferizajt, Partinë Demokratike të Kosovës, prirë nga Kryeministri në ardhje, Enver Hoxhaj, nga gratë është e padiskutueshme.

Sonte u tha qartë, më 14 Shkurt, gratë zgjedhin Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatët e PDK-së për Kuvendin e Kosovës nga Ferizaj, prirë nga Kryeministri në ardhje, Enver Hoxhaj” ka shkruar  Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img