19,12,2024

Abetare Kurti Maliqi, drejtore e re e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Must Read

Pas lirimit nga detyra të ish drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka marr vendimin për emërimin e znj. Abetare Kurti Maliqi  në pozitën e drejtores së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

“Me vendimin për emërimin e drejtores së re, Komuna e Ferizajt, përkatësisht Kryetari i Komunës, Agim Aliu zgjeron zotimin e tij, për gratë drejtore të drejtorive komunale, duke pasur me emërimin e fundit, 4 gra në pozitat e drejtoreve të drejtorive komunale dhe Kryesuesen e Kuvendit, shembull ky i vullnetit për të avancuar gratë në vendimmarrjen institucionale e politike” thuhet në njoftimin e Komunës

Drejtorja e re e DSHMS-së, Abetare Kurti Maliqi ka të përfunduara studimet në fushën e integrimeve europiane, një aktiviste e dalluar e shoqërisë civile dhe ish asambleiste e Kuvendit të Komunës. Me këtë rast, Kryetari Aliu i uroi mirëseardhje në ekipin qeverisës dhe punë të mbarë në drejtorinë që drejton.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img