28,04,2024

Deputetja Musliu “Përkrhani gratë në politikë që nesër të keni fëmijë të arsimuar”

Must Read

Kandidatja për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e LDK- së, Saranda Musliu në një status në rrjetet sociale ka bërë thirrje që grave kosovare t’u jepet më shumë përkrahje , sepse sipas saj dallimet gjinore në shoqërinë tonë ende janë të theksuara.

“Miq, jemi në një situatë parazgjedhore dhe gjithnjë e më shpesh dëgjojmë premtime nga më të ndryshmet nga burra e gra të politikës.
Dhe e vërtetë, në politikë shpesh bëhen hapa të rëndësishëm që i japin formë e përmbajtje të re jetës sonë, por ajo që e shohim të arsyeshme ta fuqizojmë sot është eleminimi i dallimeve gjinore të cilat janë prezente ende në shoqërinë tonë.

Gratë e kuptojnë më së miri se si duhet të funksionojnë shoqëritë demokratike, prandaj meritojnë përkrahjen e munguar.
Për disa muaj të mandatit tim si deputete e Kuvendit të Kosovës e kam parë se si sfidohen në politikë, prandaj dua të shpreh një dëshirë publike që të ketë sa më shumë gra me funksione udhëheqëse.

LDK – adresë e grave me zë
Saranda Musliu 3️⃣0️⃣✔️ “ shkruan kandidatja Musliu.

Popujt e përparuar e dijnë se gratë e arsimuara janë garancë për breza të suksseshëm dhe nëse ne u japim shansin që ato të jenë edhe vendimmarrëse të përkushtuara sigurisht se nevojat do të plotësohen në mënyrën më të mirë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img