19,12,2024

Adelina Grainca, ndërmarrësja e re që garon për deputete në listën e PDK-së

Must Read

Është vetëm 23 vjeçare, por pas vetës ka një përvojë të sukseeshme si ndërmarrëse e re.

Adelina Grainca, e cila ka kryer studimet në Rochester Institute of Technology (Universiteti Amerikan në Kosovë) është kandidatja më e re për deputete në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Grainca, e cila mban numrin 99 në këtë listë, thotë se gara për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 14 shkurt është e re për të, por pohon se ka vullnet që të punojë shumë dhe ndershëm.


“Kam vendosur t’i hyj garës për deputete në Parlamentin e Kosovës. Jam e nderuar që jam pjesë e Listës së Rimëkëmbjes, të Partisë Demokratike të Kosovës. Në këtë listë, unë kam numrin 99. Në vitin e fundit, shteti ynë është përballur me situata jo të lehta, të cilat e kanë rënduar ekonominë tonë dhe perspektiven e shtetit tonë. Studimet dhe përvoja ime në fushën e ekonomisë më kanë dhënë mundësi që ta njoh më mirë vendin tonë, potencialin që ka dhe sfidat që i dalin rrugës”, ka shkruar ajo në faqen e saj në Facebook.


Adelina Grainca thotë se Kosova ka nevojë për rimëkëmbje në shumë sektorë, në ekonomi, në shëndetësi, në arsim, në sundimin e ligjit dhe në politikën e jashtme, ndërsa pohon se PDK ka programin dhe ekipin më të mirë qe ta kthejë Kosovën në rrugën e duhur.

“Ju ftoj të gjithëve që të na bashkoheni në këtë qëllim”, thotë ajo. Grainca është Drejtoreshë e Kompanisë GZ Group në Ferizaj që merret me prodhimin e dyerve dhe dritareve.

Aktualisht ajo është studente në nivelin master për Shkenca në Studime Profesionale me përqendrim në Parashikim Strategjik dhe Inovacion në Rochester Institute of Technology në Kosovë.

Po në të njejtin universitet, ajo ka përfunduar studimet bachelor për Shkenca dhe Arte të Aplikuara me përqendrim ne Politika Publike, Menaxhment dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Grainca ka një serë trajnimesh në Kosovë, por edhe në jashtë vendit, si në ekonomi, politika sociale dhe marrëdhenie ndërkombetare.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img