22,04,2025

Mësimdhënësve do t’iu paguhen dy shtesa në pagë për dy muaj

Must Read

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, pas një takimi me përfaqësuesit e SBASHK-ut, të kryesuar nga Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se janë dakorduar të gjitha çështjet në kuadër të Kontratës Kolektive për arsim, duke i saktësuar të gjitha aspektet kryesore të asaj kontrate, lidhur me themelimin e marrëdhënies se punës, avancimin, kriteret e punësimit, mënyrën e funksionimit, të drejtat e mësimdhënësve, saktësimin për kohën e punës dhe çështje të tjera me rëndësi, që derivojnë edhe nga Ligji i Punës.

Ai ka theksuar se po ashtu se janë dakorduar që për shkak të orëve të shtuara të arsimtarëve, si pasojë e pandemisë, zbatimit të modaliteteve të ndryshme të arsimit, arsimtarëve t’u paguhen dy shtesa në pagë, njëra në fund të muajit shkurt dhe tjetra në fund të majit, në mënyrë lineare për të gjithë, në përputhje me mundësitë buxhetore.

Megjithatë, ai s’e tregoi shumën që do të marrin mësimdhënësit.

“Falënderoj SBASHK-un për gatishmërinë e tyre që të bisedojmë dhe të kenë mirëkuptimin e nevojshëm për të arritur dakordim në disa aspekte që janë të ndjeshme të Kontratës Kolektive dhe që kanë implikime financiare për buxhetin e vendit”, tha kryeministri Hoti duke sqaruar se kjo kontratë sot do të nënshkruhet ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe SBASHK-ut.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img