27,12,2024

Fshati Bibaj dhe Sojevë organizojnë ceremoni në shenjë respekti për SHBA-në

Must Read

Në shenjë respekti për SHBA-në, banorët e fshatit Bibaj dhe Sojevë, kanë organizuar një ceremoni.Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të KFOR-it amerikan, Policia e Kosovës dhe zyrtar të institucioneve publike.

Rruga e fshatit Bibaj sot ishte stolisur me mbi 100 flamuj amerikan dhe postera të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, me mbishkrimin ”Faleminderit Amerikë”.

Banorët e këtij fshati i vendosën ata në shenjë respekti dhe falënderimi për SHBA-në, me rastin e inagurimit të presidentit Joe Biden.

Përfaqësuesi i fshatit Bibaj Faton Haxhisalihu, tha se ky aktivitet është organizuar për të treguar se populli shqiptar vazhdon të jetë mirënjohës ndaj popullit amerikan.

“Ne si popull gjithmonë jemi krenarë me popullin amerikan dhe gjithmonë do t’u jemi mirënjohës, andaj këta flamuj janë një shenjë simbolizimi për të shprehur mirënjohjen që kemi ndaj tyre”, tha ai.

Famuj ishin vendosur edhe në oborrin e shkollës ”Muharrem Shemsedini” në këtë fshat, ku nxënësit  e kësaj shkolle mbanin në duar  46 flamuj që simbolizojnë presidentin e 46 të Amerikës.

“Kjo festë është për nder të inagurimit të presidentit të 46 të Amerikës Joe Biden, ku me ardhjen e tij në krye të SHBA-ve edhe ne si Kosovë presim shumë,  miqësia që është të vazhdoj edhe më tej”, tha drejtoresha e shkollës në Bibaj, Andolina Sylejmani.

Ceremonia e organizuar nga banorët e këtij fshati iu pëlqeu edhe përfaqësuesve të KFOR-it amerikan.

“Sigurisht që do të ishte mirë po të isha në Amerikë me familjen time, por pse jo edhe këtu me popullin shqiptar. Organizimi është shumë i mirë, tregon një respekt të veçantë për Amerikën dhe jemi të kënaqur”, tha Casidy Hoëard , rreshter amerikan.

Joe Biden, kishte vizituar Kosovën në gusht të 2016-ës, në atë kohë nënpresident amerikan. Ai së bashku me familjen e tij ishin pjesë e ceremonisë së  inaugurimit të rrugës Ferizaj-Gjilan që bartë emrin e djalit të tij të ndjerë Beau Biden, i cili vdiq nga kanceri në tru. Ai kishte shërbyer në Kosovë pas përfundimit të luftës duke punuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img