06,08,2025

Rrahu nënën e tij, gjykata ia cakton një muaj paraburgim

Must Read

Ferizaj 18 janar 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm –Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.A.. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën pe*nale dhu*në në familje nga neni 248 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtarja e procedurës paraprake i Divizionit Penal Fitore Krivanjeva Daci, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 16 janar 2021, në shtëpinë e tij në Ferizaj, ka keq*trajtuar fizi*kisht të dëm*tuarën-nënën së tij

F.A., ashtu që deri sa e njëjta ka qenë duke ia dhënë barnat me kërkesë të tij, i pandehuri fillimisht del në korridor, e thyen derën e dhomës pastaj kthehet tek nëna e tij të cilën fillimisht e kap për xhemperi e më pas e go*det me grushte në kokë, dhe më pas kur e njëjta fillon të kërkon ndihmë nga dritarja i njëjti arrin të largohet nga shtëpia.

Gjyqtari i procedurës paraprake bazuar në dispozitat e KPPRK-së, vlerëson se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, duke vlerësuar se po të gjendej në liri i pandehuri mund të asgjësoj, fsheh, ndryshoj ose falsifikoj provat e veprës penale apo të ndikojë në dëshmitë e të dëm*tuarës dhe të dëshmitarëve tjerë, dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img