21,04,2025

Ferizaj, me përfshirje të gjerë të grave në përfaqësimin e fshatrave dhe zonave urbane

Must Read

Gjatë ditës së sotme, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi mbajti një takim që kishte karakter informues me gratë përfaqësuese të fshatrave ë Ferizajt.

Arsye e takimit që u zhvillua si rezultat i lehtësimit nga organizata “Women for Women” dhe mbështetur nga Komuna e Ferizajt, ishte njoftimi i këtyre të fundit, me rëndësinë që i ka dhënë qeverisja lokale përfshirjes së grave në Këshillat e fshatrave dhe zonave urbane, bazuar kjo në Rregulloren për funksionimin e Këshillave të Fshatrave dhe Zonave Urbane dhe harmonizuar sipas Ligjit për Barazinë Gjinore.

Kryesuesja Bytyçi ndër të tjera tha se me aprovimin e kësaj rregullore, e cila planifikohet të realizohet këtë vit, Komuna e Ferizajt po krijon standarde të reja në avancimin e gruas në shoqëri dhe përfshirjen e saj në vendimmarrje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img