Agim Aliu: Bllokimi i rrugëve, nënkalimeve dhe dëmeve në amvisëri e biznese, u bë nga mbyllja e kanalizimit nga faktori njeri

Share

Pas të reshurave të fundit dhe vërshimeve në komunën e Ferizajt, kryetari Agim Aliu ka thënë se situata është plotësisht e menazhueshme.

Ky është postimi i plotë i kryetari Aliu

“Jam vazhdueshëm në terren dhe në kontakt me ekipet emergjente që parreshtur po bëjnë përpjekje ta sanojnë gjendjen aty ku paraqitet më e vështirë.” ka thënë Aliu.

Të dashur qytetarë!

Bllokimet e pakta të rrugëve dhe nënkalimeve apo dëmet e shkaktuara nga vërshimet në amviseri apo biznese, kryesisht në bodrume, nuk kanë të bëjnë me mungesë cilësie në punime, porse janë shkaktuar nga faktori njeri, veprime të papërgjegjshme për mbylljen e kanalizimit, për të cilën vazhdueshëm kemi bërë e po bëjmë hapjen e tyre.

Situata në Ferizaj është plotësisht e menaxhueshme. Jam vazhdueshëm në terren dhe në kontakt me ekipet emergjente që parreshtur po bëjnë përpjekje ta sanojnë gjendjen aty ku paraqitet më e vështirë.

Reshjet e mëdha e të pandërprera të shiut si në gjithë Kosovën, kanë shkaktuar vërshime edhe në Ferizaj, ndonëse territori ynë është me më së paku dëme e bllokime rrugësh, kjo për faktin se me kohë janë bërë punë cilësore në projekte infrastrukturore ku vlen të përmendet se vetëm gjatë viteve 2019 dhe 2020 është bërë hapja e afro 150 kilometrave kanal ujor për të parandualuar vërshimet.

Kjo është fatkeqësi natyrore dhe autoritetet lokale po bëjnë më të mirën, për t’iu gjendur pranë banorëve në lokalitete të ndryshme.

Të ngjashme: