25,11,2024

Rangimi i ri i komunave lidhur me COVID-19: Ferizaj në zonën e gjelbër

Must Read

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi  në Facebook ka treguar se është bërë kategorizimi i ri i komunave lidhur me numrin e të infektuarve në 100,000 banorë.

Sipas këtij njoftimi, në zonën e kuqe kanë mbetur  vetëm 6 komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.

Në zonën e verdhë po ashtu janë 6 komuna: Mitrovica e Jugut, Graçanica, Obiliqi, Podujeva, Juniku dhe Gjilani.

Ndërsa në zonën e gjelbër janë 26 komuna: Kllokoit, Lipjani, Gjakova, Kamenica, Ferizaj, Vushtrria, Peja, Drenasi, Skënderaji, Istogu, Deçani, Shtërpca, Klina, Shtimja, Novobërda, Vitia, Prizreni, Suhareka, Kaçaniku, Rahoveci, Malisheva, Hani i Elezit, Dragashi, Mamusha, Parteshi dhe Ranillugu.

Njoftimi  i plotë i Zemajt

Të nderuar qytetarë,

Duke ju dëshiruar një vit sa më të mbarë për juve dhe familjet tuaja, ju falënderoj për festime dinjitoze që keni bërë mbrëmë.

Ruajtja e shëndetit të gjithsecili prej juve dhe atij publik, është obligim sa moral po aq edhe ligjor, andaj do të jemi bashkë edhe më tej, për një sistem sa më të mirë shëndetësor dhe për fitore të luftës kundër pandemisë.

E deri te kjo fitore, na duhet ende t’i kemi masat në fuqi dhe kategorizim të komunave në bazë të numrit të të infektuarve gjatë javës, për 100.000 banorë.

Edhe këtë javë kemi ndryshim në kategorizim të zonave, kemi trend të uljes së infeksionit dhe jemi bashkë të përkushtuar që në vazhdimësi të punojmë.

Nga sot e deri më 8 janar, në zonën e kuqe, janë vetëm 6 komuna:

Prishtinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img