25,11,2024

Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare i dhurohen dy aparate Oksigjen koncentrator

Must Read

Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare sot i janë dhuruar dy aparate Oksigjen koncentrator për nevoja të pacientëve që po përballen me infeksionin nga coronavirusi.

 Njëri aparat është sjellë nga Valon Haliti, në nderim të nënës së tij, infermieres Hysnije Haliti, e cila muaj më parë humbi jetën nga virusi korona. Ndërsa aparati tjetër është sjellë nga Muharrem Haliti, në nderim të motrës së tij Shpresës, e cila ka humbur jetën tragjikisht, në aksident komunikacioni, disa vite më parë.

 Drejtoresha e QKMF-së, Dr. Nadire Ymeri i ka falënderuar dhuruesit vullnetmirë për këto aparate tejet të nevojshme për trajtimin e pacientëve në situatën e pandemisë Covid-19.

Znj. Hysnije dhe Znj. Shpresa  pushofshin në paqen e përjetshme dhe shpirtrat e tyre paçin dritën e pashuar!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img