Një grup i asamblistëve komunal nga radhët e LDK-së në Ferizaj u takuan sot me u.d të Presidentit, Vjosa Osmanin. Këtë e bënë të ditur përmes një postimin në rrjetin social facebook.
“Aty ku është konsistenca, mbajtja e fjalës dhe interesi i Kosovës jemi edhe ne. Me presidenten Vjosa Osmani .Me Kosovën!” është shkrimi që përcjellë këtë foto.
Menjëherë pas kësaj ka reagua asamblisti Gëzim Kokollari nga radhët e LDK-së, i cili ishte pjesë e grupit të unifikimit të LDK-së në Ferizaj.
“Unë, si pjesë e grupit për unifikimin e LDK-së në Ferizaj, iniciativë të cilën e morëm me qëllimin më të mirë për tu bërë bashkë të gjithë,pa përjashtim, në shtëpinë tonë të madhe Lidhjen Demokratike të Kosovës,distancohem nga veprimi i fundit i disa anëtarëve të kësaj iniciative” ka thënë Kokollari
Ky është postimi i plotë i asamblistit Gëzim Kokollari.
Unë, si pjesë e grupit për unifikimin e LDK-së në Ferizaj, iniciativë të cilën e morëm me qëllimin më të mirë për tu bërë bashkë të gjithë,pa përjashtim, në shtëpinë tonë të madhe Lidhjen Demokratike të Kosovës,distancohem nga veprimi i fundit i disa anëtarëve të kësaj iniciative.
Të nderuar anëtar dhe simpatizant të LDK-së, parimi kryesor mbi të cilin e filluam iniciativën për unifikim, ishte forcimi i subjektit tonë në mënyrë që ti fitojmë zgjedhjet dhe ti shërbejmë qytetarëve Ferizajas me kuadrot më të mira që i ka LDK.
Miqve të mi dua të ju them që asnjëherë nuk kam besuar që dikush nga ne do ta përdor këtë iniciativë si trampolinë për ta rritur pazarin në ndonjë subjekt tjetër.
Do të vazhdoj të angazhohem me tërë qenien time për unifikimin dhe forcimin real të LDK-së. Personalisht secilit nga ta i dëshiroj suksese, por as ne që i besuam njëri tjetrit dhe as LDK nga e cila morëm pozita të larta nuk ua patëm borxh këtë veprim.
LDK si gjithmonë do të triumfoj.