05,05,2024

Rruga “Te Loçka” merr pamje të re (Foto)

Must Read

Ferizaj  23 Dhjetor 2020

Rruga, të cilën  të gjithë e njohin  “Te Loçka” sot ka marr një pamje të re. Kjo rrugë është asfaltuar dhe është kompletuar infrastruktura rreth saj.

E për të par punimet  këtë rrugë e ka vizituar edhe i pari i Ferizajt, Agim Aliu me stafin e tij.

Gjatë kësaj vizite  Aliu ka takuar edhe pronarët e bizneseve në këtë rrugë  ku ka biseduar edhe për problem e këtyre bizneseve.

“Një pamje krejtësisht e re, moderne, me trotuare të gjëra e tërësisht e transformuar iu shtua sot Ferizajt, në zemrën e qendrës së qytetit, rruga që të gjithë e njohim “Te Loçka”.  Dalëngadalë gjithë qendrës po i japim hakun që ka merituar ta ketë vite e dekada më parë. Ta gëzojnë banorët e bizneset e kësaj rruge!” ka shkruar Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img