08,05,2024

Ndihmohen familjet skamnore me dru për ngrohje

Must Read

Konfiskimi i një sasie të madhe druri nga zyrtarët e Zyrës së Pyjeve pranë Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Ferizaj, si tashmë rëndom, i mundësoi Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë që në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë, Mirëqenies Sociale dhe Zyrën e Komuniteteve, të ndihmoj familjet në nevojë duke i shpërndarë një sasi nga kjo ngarkesë.

Janë plot 100 familje skamnore që sot u ndihmuan me 2 metër kub dru. Për të bërë shpërndarjen e tyre dolën drejtorët komunal Burim Bajrami dhe Bekim Ademi. Këta thanë se me këtë, sadopak do të ndihmohen familjet skamnore që të kalojnë dimrin, sasinë që iu shpërnda sot.

Aksione të tilla janë organizuar përherë nga Komuna e Ferizajt, që sadopak t’i dilet në ndihmë familjeve në nevojë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img