25,11,2024

Arrestohen dy persona të dyshuar për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve

Must Read

Në Gërlicë të Ferizajt janë arrestuar dy persona nga Policia e Kosovës, për falsifikim të dokumenteve pronësore.

Arrestimi i tyre është bërë në fshatin Gërlicë në komunën e Ferizajt.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Me datë 17.12.2020, në Gërlicë, Ferizaj, Policia e Kosovës, konkretisht Njësitë policore nga Sektori i Hetimeve Financiare, pas pranimit të informacioneve relevante dhe një aktiviteti hetimor kanë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kishin mashtruar dy viktimat kosovarë lidhur me një pronë prej 7.5 hektarë.

Të dyshuarit kanë falsifikuar dokumentet lidhur me pronën dhe kanë arritur të njëjtën ta shesin në vlerë rreth një milion e nëntëdhjetë e shtatëmijë euro.

Dyshohet që kjo vepër të jete kryer edhe në bashkëveprim me tre persona tjerë shtetas të Republikës së Serbisë.

Raportohet se i dyshuari i tretë mashkull kosovar ndodhet në arrati. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img