26,11,2024

Aliu: Asnjë cent nuk do t’i mungoj projektit për ndërtimin e Spitalit të Ri të Ferizajt

Must Read

Pas vizitës së Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, i pari i Ferizajt, Agim Aliu ka deklaruar  se projektit për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt nuk do ti mungojë asnjë cent. Aliu  ka shtuar se përveç që nuk do të ketë mungesë të mjeteve  pritet dinamizim i punimeve dhe pritet që të nisin edhe procedurat për   ndërtimin e  objektit të QKMF-së

“Asnjë cent nuk do t’i mungoj projektit për ndërtimin e Spitalit të Ri të Ferizajt, madje së shpejti nis edhe ndërtimi i objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare

Sot, sërish mora konfirmimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, që qëndroi për vizitë zyrtare në Ferizaj, se projekti për ndërtimin e Spitalit të Ri të Ferizajt nuk do të ndërpritet, përkundrazi do të dinamizohen punimet, gjersa edhe për ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së do të nisin shumë shpejt procedurat. Pra, Ferizaj ka të garantuar fondin e mbështetjen nga Qeveria, për këto dy vepra madhore në infrastrukturën shëndetësore.

Bashkë me ministrin Zemaj, vizituam edhe Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, për t’i inkurajuar dhe shprehur falënderimin mjekëve, infermierëve dhe drejtuesve të institucioneve shëndetësore në Ferizaj, të bërë bashkë në luftën ndaj pandemisë, për çdo pikë djerse e përkushtimi të tyre, për shërbimet shëndetësore që i ofrojnë pacientëve” ka shkruar Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img