26,11,2024

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ndan mjete për ndihmë stacionit të Autobusëve dhe fal disa obligime për qerat e disa lokaleve në pronësi të komunës

Must Read

Kuvendi i komunës së Ferizajt e ka mbajtur sot mbledhjen e fundit për vitin 2020, gjatë së cilës u shqyrtuan çështje me rëndësi dhe u morën vendime në interes publik. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë  Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi-Bytyqi, nënkryetari i Komunës së Ferizajt Arton Gavazi, nënkryetari për komunitete Florim Bajrami si dhe drejtoret e drejtorive komunale.

Anëtarët e Kuvendit në  pikën e parë të rendit të ditës pas disa diskutimeve të zhvilluara u pajtuan me shumicë votash që të subvencionohet me një shumë prej 29 e 600 mijë euro ndërmarrjen publike Stacioni i Autobusëve pasi që në këtë kompani janë ulur të hyrat nga muaji mars pas ndalimit të qarkullimit të autobusëve por edhe punimeve në qytet të cilat po e pamundësojnë pagesën për peronizim brenda hapësirave të Stacionit të Autobusëve.

Më pas kuvendarët ferizajas kanë diskutuar edhe për faljen e disa obligimeve nga qerat për lokalet të cilat  janë  në pronësi të komunës. Drejtoresha e Financave në qeverinë lokale të Ferizajt Sebahate Ajeti -Sadiku pohoi pikërisht rrethanat e pandemisë kanë ndikuar që të këto obligime të mos mund të kryhen. Ndërsa në kuadër të këtij vendimi është planifikuar që të lehtësohet edhe pagesa për lejet ndërtimore në më shumë këste sepse situata me infeksionin Covid -19 ka ndikuar që të kenë më pak të hyra bizneset.

Ndërkaq kuvendarët ferizajas ndan mendime të ndryshme për këtë propozim vendim. Ata nga pozita i dhanë përkrahje si lehtësim për bizneset, kurse këshilltarët opozitar thanë se duhet të bëhen shqyrtime më të thella se kujt po  ndihmohet dhe se a kanë përfituar këto biznese edhe nga qeveria.

Ndërsa drejtoresha Ajeti Sadiku shpjegoi se kjo falje e borxheve nga qeratë është një mundësi për ndihmë  nga komuna  ndërsa nuk po bëhet asnjë padrejtësi ndaj askujt sepse të gjitha këto lokale nuk kanë paguar asnjë obligim nga muajit mars.

Debat me të gjatë në këtë mbledhje të Kuvendit të Komunës, ngjalli propozim-vendimi për publikimin e listës së pronave të komunës për dhënien në shfrytëzim për vitin vijues. Më këtë rast drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi si dhe drejtori i pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit kanë dhënë edhe shpjegimet e duhura sa i përket publikimit të kësaj liste. Pavarësisht debatit të gjatë ky propozim mori 15 vota pro dhe 14 kundër.

Ndërsa gjatë punimeve të pasdites Kuvendi i komunës së Ferizajt ka shqyrtuar raportet e tri kompanive publike në të cilat aksionare është edhe komuna e Ferizajt. U potencuan shumë vështirësi të funksionimit por u përmenden se shërbimet janë kryer në vazhdimësi.

 Anëtaret e Kuvendit të Komunës së Ferizajt gjatë mbledhjes së sotme e miratuan edhe planin e punës për vitin e ardhshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img