26,11,2024

Halili: 2020-ta, vit i risive në shërbimet publike

Must Read

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili, paraditen e sotme, mbajti konferencën për media të fundvitit, për të njoftuar mbi punën dhe angazhimet e kryera nga kjo drejtori gjatë viti 2020.

Drejtori Halili vuri theksin tek një varg projektesh madhore që ka realizuar kjo drejtori, duke përfshirë rregullimin e trotuareve në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, blerjen e kamionëve për KRM “Pastërtia”, vendosjen e 8 hidranvëve në pika të ndryshme të qytetit, furnizimi me pajisje të Brigadës së Zjarrfikësve, shpërndarja e 500 komposterëve për nevojat e qytetarëve, pastrimi i 70,495 metrave gjatësi të shtretërve të lumenjve dhe kanaleve ujore me qëllim eliminimin e vërshimeve, mirëmbajtja e varrezave të reja, të vjetra si dhe ato katolike e ortodokse, vendosja e 3039 trupave ndriçues që në vijë gjatësore paraqet 109 kilometër ndriçim publik, mbjellja e mbi 30,000 luleve e 1000 drunjve dekorativ në hapësirat e gjelbëruara të qytetit, dekorimi i qytetit për festat e fundvitit e të tjera suksese këto që shënuan këtë vit pune në Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img