26,11,2024

Artistët e rinj me nismë kreative për të ndihmuar Qendrën Down Syndrome nē Ferizaj

Must Read

Tash kur edhe pak ditë na ndajnë nga festat e fundvitit, është kreativiteti i të rinjve të Festivalit “Mural Fest”, udhëhequr nga artistja Pranvera Sylejmani, të cilët kanë ndërmarr nismën që përmes pikturimit në çanta, t’i shndërrojnë ato në punime kreative për shitje, fondet e së cilës do t’i dhurohen Qendrës Down Syndrome në Ferizaj.

“Artivistat” siç quhet grupi i të rinjve që po realizojnë këtë nismë, tashmë kanë përfunduar pikturimin e 31 çantave.

Pranvera Sylejmani, mentore e këtij grupi bën të ditur se ky aktivitet që është edhe i fundit për këtë vit e që mban moton “Blej dhe dhuro” ka arritur që me punën e të rinjve, në çanta të llojeve e materialeve të ndryshme, të pikturohen, veprat më të famshme të artit pamor siç janë ato nga Gustav Klimt, Van Gogh, Frida Kahlo e të tjera por edhe vepra nfa piktorë të famshëm shqiptarë si Ibrahim Kodra por edhe simbole të qytetërimit tonë si “Hyjnesha në fron” , “Hyjnesha e Varoshit”

Kjo iniciativë e realizuar me shumë shije, e veçantë si punë kreative dhe e përfunduar me plot dashuri, pret blerësit, fondet e grumbulluara të cilat do t’i dorëzohen në prag fundviti, Qendrës Down Syndrome Kosova në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img