11,12,2025

Dy të arrestuar lidhur me vdekjen e punëtorit në Ferizaj

Must Read

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në lidhje me vdekjen e punëtorit në vendin e punës në Ferizaj.

Gjatë ditës së enjte, një person kishte vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës. Ngjarja kishte ndodhur në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’, në Ferizaj, ku edhe po punohet për projektin ‘Bashkimi i Qytetit’.

Në raportin e Policisë, thuhet se dy persona janë arrestuar në lidhje me këtë rast.

“Lidhur me rastin me datë 11.12.2020-14:03 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë  dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri dërgohet në mbajtje  ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregull”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Olza Hashani, Mersud Bajrami dhe Riola Hysa fitues në Festivalin Folklorik të Këngës “Ferizaj 2025”

Salla e Teatrit “Adriana” mbrëmë ishte e mbushur përplot me artdashës nga mbarë trojet shqiptare, ku u zhvillua programi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img