07,08,2025

Agim Aliu i dërgon telegram ngushëllimi familjes së punëtorit të aksidentuar

Must Read

Pas tragjedisë së sotme në punishten e projektit” Bashkimi i Qytetit”, ku një punëtor humbi jetën si pasojë e aksidentit në punë, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i shprehu ngushëllime familjes së të ndjerit N.V. nga rrethi i Kaçanikut.

Në këtë letër thuhet:

“Vdekja tragjike e punëtorit N.V. i punësuar në njërën nga kompanitë e kontraktuara në projektin “Bashkimi i Qytetit”, pas lëndimit të marrë në vendin e punës, na tronditi të gjithëve.Pikëlluese e jashtëzakonisht të rënda, janë vdekjet nga lëndimet në punë, dhembje të cilën e ndajmë bashkë me familjen. Ngushëllime të sinqerta familjes të të ndjerit, kolegëve dhe të gjithë të njohurve të tij.”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img