23,11,2024

Një muaj paraburgim ndaj O.T.

Must Read

Ferizaj 9 Dhjetor 2020

– Gjykata Themelore në Ferizaj – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit O.T. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale.

Gjyqtari i procedurës paraprake të Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal Shabi Idrizi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtiti është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1)muaj.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, po ashtu janë përmbushur kushtet  për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me dispozitat e KPPRK-së, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, duke vlerësuar se po të gjendej në liri i pandehuri mund të asgjësoj, fsheh, ndryshoj ose falsifikoj provat e veprave penale apo edhe të ndikojë në dëshmitë e të dë mtuarës përkatësisht bashkëshortes së tij, për faktin se i dyshuari jeton në bashkësi familjare me të dë mtuarën, dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img