05,05,2024

Të premten hapet sistemi online për tërheqjen e 10% nga Trusti

Must Read

Të premten në orën 15:00 hapet sistemi online për të tërhequr të hollat nga Trusti.

Përfaqësuesi i Trustit pensional, në një konferencë për media së bashku me kryeministrin Avdullah Hoti, tha se janë duke punuar që paratë e 10% nga trusti, për shumicën e qytetarëve të dalin me datë 22 dhjetor deri 24, para festave të fundvitit.

Ai ka treguar që edhe aplikimi do të jetë i thjeshtë, madje ata kanë krijuar edhe një faqe të re online, www.trusti10.com.

Qytetarët duhet të shkruajnë vetëm numrin personal dhe llogarinë bankare.

“Aplikimi do të jetë tepër I thjeshtë, numri personal dhe llogaria bankare, i lusim qytetarët që këto të dhëna të jenë të sakta. Në bazë të planifikimeve, presim që shumë shpejtë të bëhen edhe pagesat, para datës 22-24, të dalin pagesat për një pjesë të madhe të qytetarëve, para festave”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img