26,11,2024

Nënkryetari Gavazi vizitoi Qendrën Sociale-Edukative në Dubravë, i konfirmon mbështetjen në punën e tyre

Must Read

Numri dy i Komunës së Ferizajt, nënkryetari Arton Gavazi, këtë mëngjes vizitoi Qendrën Sociale Edukative “Caritas Kosova” në Dubravë të Ferizajt, fshat ky me shumicën e popullatës së komunitetit ashkanli, vizitë kjo që u realizua për të parë nga afër punën dhe shërbimet që kryhen në këtë institucion.

I impresionuar me punën e përkushtimin e stafit në këtë Qendër, nënkryetari Gavazi tha se Komuna e Ferizajt do të ndihmoj e mbështesë këtë institucion në arritjen e objektivave të punës.

“Qendra Sociale Edukative “Caritas Kosova” çdo ditë kontribuon në përmirësimin e mirëqenies socio-ekonomike të komunitetit ashkali në Dubravë, po ashtu kontribuon në lehtësimin e qasjes, si dhe rritjes së pjesëmarrjes së tyre në edukim/arsim, shëndetësidhe asistencë sociale për banorët e këtij lokaliteti. I impresionuar nga puna e mirë në këtë qendër, mbetemi të përkushtuar të vazhdojmë të ndihmojmë realizimin e plotë të objektivave në këtë institucion. Bashkëpunimi me Komunën e Ferizajt ka bërë që Qendra të funksionalizohet në tërësi, dhe nga kjo qendër të përfitojnë të gjithë banorët e Dubravës, duke e kthyer Qendrën në një shtëpi të dytë për të gjithë ata banorë” tha mes tjerash nënkryetari Gavazi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img