11,09,2025

Besian Mustafa: Ferizaj shembull i mbështetjes së bujqve e fermerëve

Must Read

Mëngjesin e sotëm, i pari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, pritën në vizitë, ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa si dhe drejtues e zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie.

Kryetari Aliu njoftoi ministrin Mustafa për investimet që po kryhen në Ferizaj në fushën e bujqësisë, duke theksuar se janë mbi 1.3 milionë euro që qeverisja aktuale lokale ka investuar përmes subvencionimit të bujqve e fermerëve ferizajas.

“E vlerësoj shumë vizitën e zotit Mustafa në Ferizaj për faktin se ishte një vizitë e munguar, ka kohë që ministra të bujqësisë nuk kanë qenë në Ferizaj, prandaj kjo e bën më të veçantë vizitën e ministrit Mustafa në Ferizaj. Por më shumë sesa vizita është kjo që ne po i vizitojmë fermerët e suksesshëm të Komunës së Ferizajt, sigurisht se në radhë të parë duhet përgëzuar fermerët me gjithë sakrificën dhe mundin e tyre janë bërë të suksesshëm e sot ne na prezantojnë me produktet e tyre kudo në Europë por edhe në botë. Sigurisht se pashmangshmërisht ne kemi qenë e jemi të detyruar që vazhdueshëm t’i mbështesim këta fermerë, prandaj jam i lumtur që sot jemi tek një biznes, tek një fermer që është storie e suksesit e ku ne e kemi një hise të vogël në këtë storie të suksesit sepse e kemi mbështetur vazhdueshëm, por sot jemi për t’i thënë se do të vazhdojmë t’i mbështesim fermerët e tillë çfarë është kompania këtu, por edhe fermerët e tjerë. Komuna e Ferizajt tashmë ka lartësuar edhe më shumë sasinë mbështetëse të buxhetit ku tashmë jemi në parametrat e mbi 1 milionë e 300 mijë euro si Komunë e Ferizajt që kemi mbështetur fermerët e Komunës së Ferizajt” tha mes tjerash kryetari Aliu.

Në anën tjetër, ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, duke përgëzuar qeverisjen lokale për fokusin që ka për bujqësinë në Ferizaj tha se mbështetja nuk do të mungoj edhe nga niveli qendror për bujqit e fermerët ferizajas, duke vënë theksin tek vendimi që ka marr Ministria e Bujqësisë për subvencionimin e dyfishtë apo pagesën dy herë për bujqit e fermerët përfitues si masë mbështetëse për tejkalimin e sfidave të këtij viti për bujqësinë.

“Është nder i veçantë të jem prezent sot në Komunën e Ferizajt, një ndër komunat më të mëdha në aspektin ekonomik dhe duke pasur parasysh që bujqësia është ndër sektorët më të rëndêsishëm për të mos thënë më i rëndësishmi i ekonomisë, është nder i veçantë të jem në Ferizaj për të parë nga afër edhe punën e Komunës por mbi të gjitha edhe punën e fermerëve, bujqve e blegtorëve të kësaj komune, të cilët me forca vetanake dhe përkrahjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Komunës së Ferizajt po zhvillojnë aktivitetin e tyre bujqësor, duke ndikuar në rritjen ekonomike dhe mbi të gjitha në rritjen e punësimit në nivel komunal dhe nivel vendi. Përveç kësaj erdha të njoftoj bujqit, blegtorët dhe fermerët e këtij regjioni, kësaj komune që Ministria e Bujqësisë, sivjet do të paguaj subvencionet dy herë, pra dyfish. Fillimisht do të përfundohet pagesa e rregullt e të gjitha subvencioneve për të gjithë bujqit, për të pasur një sistem fer për të gjithë e pastaj do të kthehemi dhe do të bëjmë pagesën e dytë të subvencioneve, pra dy herë subvencione sivjet që t’i përkrahim bujqit tonë që të tejkalojnë këtë vit mjaft sfidues për bujqësinë” tha ministri Mustafa.

Në vizitën e tij, Kryetari i Komunës, Agim Aliu bashkë me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa, zëvendësministra, deputetë e zyrtarë lokal e qendror, vizituan edhe disa nga ndërmarrjet bujqësore si pika grumbulluese e pemëve të imëta “Besiana G” në Prelez të Muhaxherëve, ndërmarrjen “Agropharma” që merret me blegtori, lavërtari dhe përpunim të qumështit, fermën dhe veprimtarinë e kompanisë “Vegonature”, për të vijuar me vizitën e ministrit Mustafa në plantacionin e kumbullave në Dardani dhe fermën e dhenëve në Varosh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img