Një person në Ferizaj ka vdekur dje pasi është goditur nga një veturë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka qenë duke e drejtuar biçikletën.
Si pasojë e aksidentit vi ktima ka pësuar lëndime, pas tretmanit mjekësor në emergjencën në Ferizaj është dërguar në QKUK, ku edhe ka vdekur.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i vi ktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj 27.10.2020-11:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia e ka goditur vi ktimën mashkull kosovar i cili kishte qenë duke drejtuar biçikletën. Si pasojë e aksidentit vi ktima ka pësuar lëndime, pas tretmanit mjekësor në emergjencën në Ferizaj është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i vi ktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.