26,11,2025

Edhe dy projekte për efiçiencën e energjisë në Ferizaj

Must Read

Paraditen e sotme, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi pritën në takim, z. Admir Shala – përfaqësues i Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë, me ç’rast u nënshkruan marrëveshjet e bashkëpunimit për integrimin e Pallatit të Sporteve dhe rregullimin e ndriçimit publik në disa nga rrugët e qytetit, në kuadër të programit të efiçiencës së energjisë.

Falënderues për këtë mbështetje u shpreh kreu i Komunës, për të cilat marrëveshje por edhe ato të mëparshmet tha se janë hapa të rëndësishëm në kuadër të programit lokal për efiçiencën e energjisë, për çka vitin e ardhshëm do të aplikohet edhe në disa projekte të tjera, që ndërtesa të ndryshme publike, institucionale të përfshihen në kuadër të këtij programi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img