24,11,2024

Kryetarët e komunave i kërkojnë AVUK-ut të merret me trajtimin e qenve endacakë: Keni marrë miliona euro

Must Read

Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka kërkuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë që të merret me trajtimin e qenve endacakë.

“Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës edhe një herë kërkojnë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AVUK) që seriozisht të merret me trajtimin e qenve endacak sepse këtë përgjegjësi me buxhet shtesë në vlerë miliona euro e ka marrë dhe vazhdon ta ketë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që nga vitit 2018”, ka njoftuar AKK-ja në Facebook.

AKK-ja shton se kryetarët e komunave ndaras nuk mund ta zgjidhin këtë problem porse duhet të zgjidhet në nivel vendi.

Duke theksuar bazën ligjore e cila e bën AVUK-un përgjegjëse për kujdesin e shëndetit he kontrollimin e kafshëve në Kosovë, “kryetarët e komunave kërkojnë nga AVUK zbatimin e plotë të zotimeve të tyre që burojnë nga projekti disa vjeçar, projekt ky i cili ka planin konkret të veprimit disa vjeçar i përcjellur me buxhet shtesë”.

AKK ka thënë se do të deponojë kërkesë mbi qasjen në dokumente zyrtare në AVUK lidhur me zbatimin e projektit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img