26,11,2024

Kryetari Aliu priti në vizitë Ministrin Zemaj, ndihmohet komuniteti ashkanli me maska dhe pajisje mbrojtëse anti-covid

Must Read

Këtë mesditë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ishte nikoqir i vizitës së Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj në Ferizaj. Ky i fundit shoqërohej nga zëvendësministra, deputetë e drejtues tjerë qendror në vizitën që i bëri fshatit Dubravë, qëllimi i së cilës ishte dhurimi i një kontigjenti me 11 mijë maska për fëmijët dhe banorët e fshatit Dubravë.

Ky fshat që njëherit ka edhe numrin më të madh të qytetarëve nga komuniteti ashkanli, ka funksionale Qendrën Edukative dhe Sociale të mbështetur nga Caritas Kosova dhe Komuna e Ferizajt, në hapësirat e së cilës u zhvillua vizita e ministrit Zemaj.

Me këtë rast, i pari i Ferizajt, Agim Aliu, falënderues për këtë mbështetje tha se Ferizajt asnjëherë nuk i ka munguar përkrahja, e veçanërisht edhe rezultatet në betejën kundër virusit COVID-19, çka aktualisht me gjithë rritjen e numrit të testimeve në Ferizaj, rastet pozitive janë minimale.

“Sot jemi këtu në Dubravë dhe vizita është e veçantë për shkakun se është edhe një mbështetje për një komunitet vazhdueshëm ka pasur dhe ka nevojë të mbështetet, sado që ne si Komunë e Ferizajt edhepse kanë kaluar muaj të tërë të pandemisë, kemi qenë shumë mbështetës ndaj komunitetit ashkanli, pavarësisht kërkesave dhe nevojave që ata kanë pasur, madje ne si Komunë dhe si shtab emergjent nuk e kemi asnjë kërkesë të vetme të refuzuar jo vetëm nga komuniteti ashkanli por nga cilido qytetarë i Komunës së Ferizajt, që ka pasur nevojë për mbështetjen e çfarëdoforme ne kemi qenë afër tyre dhe mbështetës. Sot jemi pikërisht këtu për të dhënë edhe njëherë mesazhin se duhet respektuar masat anti-covid dhe që të jemi më të efektshëm në një valë të dytë të mundshme” tha mes tjerash Kryetari Aliu.

Në anën tjetër ministri Zemaj tha se përveç koordinimit me institucionet lokale, ato shëndetësore, synimi është edhe mbajtja e kontaktit me qytetarët që të jemi të koordinuar në këtë betejë me virusin COVID-19.

“Asgjë më pak ose më shumë sesa sensibilizimi, mbajtja e kontaktit me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që ta vazhdojmë betejën dhe ta parandalojmë përhapjen e CoronaVirusit, aty ku është e mundshme edhe ta minimizojmë. Të gjitha të mirat materiale që i ka Ministria e Shëndetësisë, falë edhe donatorëve e partnerëve ndërkombëtar, do t’i ndajmë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Sot jemi në Dubravë, një komunitet i cili jeton në kushte në të cilën ju duhet përkrahja po vazhdojmë këtë rrugë të komunikimit që të ngrisim aspektin e koordinimit të shtabit emergjent, institucionet tona shëndetësore por mbi të gjitha me qytetarët. Kështu duhet ta vazhdojmë dhe ta fitojmë betejën me pandeminë Covid-19” tha mes tjerash ministri Zemaj.

Falënderues për mbështetjen si nga niveli qendror dhe ai lokal u shpreh edhe zëvendësministri Qazim Rrahmani i cili në emër të komunitetit ashkanli shprehu falënderim për këtë donacion dhe mbështetjen e vazhdueshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img