07,02,2026

Diskutohet roli i Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje, synohet hartimi i strategjisë komunale për këtë sfidë

Must Read

Paraditen e sotme, numri dy i Ferizajt, nënkryetari Arton Gavazi, priti në takim, përfaqësues të OSBE, ku temë diskutimi ishte funksionimi i Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në Familje, trupë kjo e themeluar vite më parë me qëllim koordinimin e veprimeve institucionale për adresimin e dhunës në familje.

Nënkryetari Gavazi pasi paraqiti veprimet e ndërmarra në këtë fushë, u zotua edhe për intensifikimin e bashkëpunimit si dhe dinamizimin e veprimeve në dobi të funksionalizimit të plotë të kësaj trupe. Ai tutje, shtoi se rezultat i këtij synimi është hartimi i Planit të Veprimit Kundër Dhunës në Familje si dhe hartimi i Strategjisë Komunale Kundër Dhunës në Familje, lehtësimin e mbështetje për të cilën është e gatshme ta ofroj OSBE.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img