22,04,2025

Nisi shërbimi për testimin falas të diabetit tek fëmijët

Must Read

Sot, në ambientet e Qendrës së Mjekësisë Familjare 2, drejtues të QKMF-së, QMF 2, prirë nga drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi, përuruan shërbimin që ishte edhe zotim i Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, për riaktivizimin e shërbimit për testimin tremujor të sheqerit në gjak, tek fëmijët.

Ky shërbim që kryhet në kuadër të komponentës së përkujdesit dhe këshillimit për fëmijët, u vlerësua tejet lartë nga drejtuesit e shëndetësisë lokale. Drejtori Bekim Ademi tha se me dorëzimin e 100 testeve për të testuar falas fëmijët për diabet, po plotësohet edhe një pjesë e mozaikut të gjerë të shërbimeve në kuadër të mjekësisë primare.

Tutje, me testimin në kohë reale, në aparaturat e posaçme që bëjnë matjen e tremujorshit të sheqerit në gjak, shprehur si mesatare, u përurua edhe fillimi i këtij shërbimi pranë QMF 2.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img